Kabineti i kryetarit të Këshillit Evropian Donalld Tusk, konfirmoi se do të merr pjesë në samitin Bërdo-Brioni më 27 prill në Shkup.
Kryetari i Këshillit Evropian, Donalld Tusk shkon në turneun ballkanik mes 24 dhe 27 prillit, gjatë kësaj kohe ai do t’i vizitojë edhe Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, ndërsa do të përfundojë në Shkup në samitin Bërdo-Brioni më 27 prill.
Nikoqir i takimit të liderëve të shteteve – anëtare pjesëmarrëse në Procesin Bërdo-Brioni do të jetë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Qëllimi i procesit Bërdo-Brioni është që t’i bashkojë liderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe ata të Sllovenisë dhe Kroacisë për, siç thuhet në kumtesë, të përforcohet dialogu politik dhe të rritet niveli i besimit për zgjidhjen e problemeve bilaterale dhe rajonale. Tusk do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Takimi me presidentin Gjorgje Ivanov nuk është në agjendën zyrtare. Qëllimi i këtij turneu është edhe të përgatitet samiti i ardhshëm për Ballkanin Perëndimor në Sofje më 17 maj.
“Bashkimi Evropian vazhdon të jetë partneri më i sigurt për tërë rajonin. Si investitor më i madh, donator më i madh, treg më i madh tregtar dhe betimi më i mirë për ardhmëri më të mirë të qytetarëve. Samiti jonë duhet ta konfirmojë perspektivën ekonomike të rajonit. Dhe, edhe më me rëndësi, duhet t’i përmirësojë në mënyrë konkrete lidhjet në dhe me rajonin”, deklaroi Donalld Tusk para Europarlamentit më 18 prill, shkruan në kumtesën e Këshillit Evropian.
Data 24.02.2025
Aktuale
- Ndryshimet ligjore për kontabilistët sot para Kuvendit
- Lajmi i fundit/ Tom Doshi paraqitet në SPAK
- Fero u martua, vjen reagimi i Arbenites
- Revolucion te Milani, trajner dhe drejtor i ri sportiv
- Parashikimi i motit: Vranësira dhe riga shiu në Kosovë këtë javë
- Vrasja e Fatbardh Licit, Safet Bajri dhe dy të tjerë pritet të njihen me masat e arrestit! Krimet për të cilat akuzohen
- “Ai është një dhuratë për futbollin”, Ancelotti shpreh kënaqësinë me Luka Modric
- Mickoski dhe Mexhiti javën e ardhshme në Turqi në drekë private me presidentin Erdogan!