Kryetrari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, javën e ardhshme do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, kumtojmë nga burimet diplomatike nga Brukseli. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga kryeqendra evropiane, arsye për vizitën e njeriut e parë të Këshillit Evropian është kriza migruese, roli i Maqedonisë në ballafaqimin me të si dhe situata politike në shtetin e Maqedonisë.
Vizita e Tuskut në Maqedoni do të ndodhë në prag të paralajmërime gjithnjë e më të shpeshta nga fluksi i ri i refugjatëve, ndërsa si pasojë e tensioneve gjithnjë e më të fuqishme mes BE-së dhe Turqisë dhe kërcënimeve për prishjen e marrëveshjes për emigrantët. Njëherit, paralajmërimet nga ana e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për ndërprerjen e pranimit të emigrantëve, paraqet kërcënim të madh për Evropën dhe para se gjithash për shtetet ballkanike, që është arsye për alarm në Bashkimin Evropian.
Përndryshe, kjo do të jetë vizita e tretë për dy vjet e Donald Tuskut në Republikën e Maqedonisë, si në dy vizitat paraprake edhe kësaj herë nikoqir i Tuskut në Shkup do të jetë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov.