Një prej avionëve të kompanisë ajrore “Air Albania”, është bllokuar në aeroportin e Stambollit ditën e sotme.
Shkak i këtij bllokimi është bërë një stuhi dëbore që ka paralizuar çdo lëvizje nga ky aeroport.
“Air Albania” njofton se janë duke u marrë masat e nevojshme për kujdesin e pasagjerëve dhe zgjidhjes së kësaj situate.
Postimi i “Air Albania”:
“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha. Jemi të keqardhur për situatën shqetësuese dhe mirënjohës për durimin dhe mirëkuptimin e treguar nga pasagjerët tanë”.



