Hamdi Nuhiju
Filozofi i famshëm Seneka ka komentuar nevojën e njeriut për të jetuar i lirë nga obligimet dhe veset e tij të përditshme. Ai nuk pajtohet me idenë se njeriu duhet që domosdoshmërish të jetë i angazhuar për të jetuar.
Në mesin e paragjykimeve të shumta, e komenteve të ndryshme, njeriu, duhet që ta gjej veten rehat përballë idesë se angazhimi është i lidhur ngushtë me jetesën. Pse të angazhohemi? Situatat e ndryshme e pasqyrojnë idenë e pragmatike të tij në të gjitha fazat e jetesës.
Njeriu mundohet që të punoj shumë me qëllim që të fitoj disa para për të pushuar. Në momentin kur fiton disa para për të pushuar lidhet aq shumë me punën, saqë humb rehatinë e tij të kësaj bote dhe futet në një rreth zinxhiror.
Edhe jeta pa obligime të përditshme është thirrje kaotike drejt çrregullimit. Porse, njeriu ka nevojë që të gjej ekuilibrin midis obligimeve dhe të jetuarit!
Sipas Senekës, obligimet dallojnë nga të jetuarit. Po ashtu, ai e fut në kategorinë e turpit të një burri nëse ai rrëzohet përdhe në mes detyrave dhe angazhimeve.
Me të vërtet, a është turp për një burrë të rrëzohet përdhe duke u angazhuar dhe marr seriozisht obligimet? Ja çka shkruan midis tjerash ky filozof:
“Është e turpshme gjithashtu kur një burrë rrëzohet përdhe në mes detyrave dhe angazhimeve, jo sepse është sfilitur nga lodhja, por sepse është telendisur nga stili i jetës”.
“Është e turpshme kur një burrë vdes duke kontrolluar llogaritë e tij dhe trashëgimtari i tij buzëqesh i lehtësuar pas një pritje të gjatë”.
“Të afërmit vajtuan për daljen në pension të zotërisë së vjetër dhe zija mori fund vetëm kur iu rikthye punës. A është vërtetë kaq e këndshme të vdesësh me idenë se je akoma i preokupuar në jetë?”