20 May
Turizmi në Strugë e Ohër mund të ballafaqohet me probleme serioze nëse nuk përshpejtohet procedura për vazhdimin e mandateve të kryetarëve të komunave. Kryetari i Ohrit, Nikolla Bakraçeski, për Alsat M paralajmëron se në këtë situatë të këtillë nuk do të mund t’i japin plazhet nën koncesion.
Kjo fuqishëm do të ndikojë edhe ndaj rrjedhave turistike në Ohër. Pas një muaji skadon marrëveshja e koncesionit për pjesën më të madhe të plazheve në Ohër. Në këtë rast nuk do të mund të përfundohet procedura për shpalljen e konkursit të ri për dhënien e plazheve nën koncesion dhe nuk do të ketë kush t’i rregulloj plazhet – deklaroi kryetari i Ohrit Nikola Bakraçeski.
Profesori universitar Agni Aliu thotë se çështja me pushtetin lokal duhet të zgjidhet shpejtë, ndërsa përgjegjësinë për situatën e krijuar ia hedh pushtetit qendror.
Nëse nuk vazhdohen kompetencat e këshillave lokal dhe kryetarëve, nuk do të mund të sigurojnë as marrëveshje për vendosjen e pajisjes së ndryshme urbane nëpër qytete, përfshirë edhe tezgat e ndryshme për shitjen e ushqimit dhe gjësendeve turistike.
Miki Trajkovski

