Punonjësit turistik kërkojnë më shumë linja të rregullta ajrore nga dhe në drejtim të aeroportit të Ohrit, që do të operonin gjatë tërë vitit e jo vetëm 2-3 muaj gjatë verës si linjë çarter. Për momentin vetëm linjat për Cyrih, Bazel dhe Londër janë të rregullta, edhe pse ky rajon po bëhet tërheqës për mysafirët e huaj gjatë tërë vitit. Ata thonë se në këtë mënyrë do të lehtësohej ardhja e tyre këtu.
Xheladini thotë se është mirë të vendosen linja të rregullta për në Vjenë, Gjermani apo Stamboll e që do të jenë në interes për mërgimtarët jashtë vendit. Edhe nga Asociacioni i Hoteleve në Maqedoni thonë se është shumë e rëndësishme që mysafirët në vend që në Shkup të aterrojnë në Ohër.
Duhet të shqyrtohen të gjitha opsionet që ekzistojnë për rritjen e numrit të fluturimeve nga aeroporti i Ohrit. Këtu unë nuk shoh konkurrencë mes aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit. Është në interes të tyre që të shfrytëzohen, dhe jo njëri të ketë rrëmujë, e tjetri të mos përdoret. Nga ky aspekt dhe nga aspekti i zhvillimit të Ohrit dhe Strugës dhe lidhjes me më shumë destinacione është në interes të të gjithëve – u shpreh Kërste Bllazhevski, Kryetar i HOTAM.
Nga TAV Maqedoni thonë se promovimi i Ohrit si qytet turistik po bëhet gjithandej
Me aktivitetet tona presim që të rritet numri i udhëtarëve deri në 200 mijë – deklaroi Alper Ersoj, Drejtor i “Tav Maqedoni”.
Ndryshe këtë sezon turistik në aeroportin e Ohrit do të qarkullojnë disa linja çarter që do të sjellin turistë nga Amsterdam Tel Avivi, Beogradi, Brukseli dhe Polonia.
Miki Trajkovski