https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2154502171257290/
Turistët nga e gjithë bota, por edhe qytetarët e vendit të cilët vendosin të vizitojnë Kanjonin e Matkës në Shkup, duhet të presin të paktën dy orë autobusin e transportit publik.
Për të dëshmuar problemet me të cilat përballen udhëtarët për çdo ditë, ekipi i Alamkos udhëtoi drejt Kanjonit të Matkës. Përveç vonesës së autobusit, ekipi ynë ishte dëshmitar se si turistët nuk transportoheshin deri në destinacionin përfundimtar për shkak të punimeve në rrugë. Turistët ishin të detyruar të zbresin dy stacione larg kanjonit dhe të ecin në këmbë tre kilometra për të arritur në Matkë.
Të pakënaqur me orarin e autobusëve janë dhe udhëheqësit e grupeve të turistëve. Madje Nikola Tugs nga Hungaria për Almakos tha se ndjehet i habitur, pasi që tre orë duhej të pres që të kthehet në Qendër të qytetit.
‘’Autobusë ka shumë rrallë, në një ose në dy orë vjen vetëm një autobus’’, thotë udhëheqësi i grupit të turistëve nga Hungaria.
Nga Qyteti i Shkupit përgjegjësin për këtë çështje e hedhin në Ndërmarrjen e Transportit Publik, ku thonë se nuk janë kompetent për të vendosur për orarin e autobusëve.
Transporti publik i udhëtarëve në Qytetin e Shkupit organizohet nga NQP dhe transportuesit privat. Qyteti i Shkupit miraton Vendim me të cilin e rregullon transportin publik dhe pjesën më të madhe të linjave, orarin e lëvizjes së transportuesve të cilët përcaktohen në bazë të kërkesave të qytetarëve, bashkësive lokale apo shoqatave, përmes Komunave, deklaron zëdhëndësi i qytetit të Shkupit Valon Salihu.
Për kaosin në transportin e turistëve në Kanjonin Matka, Ndërmarrja e Transportit Publik dhe komuna e Sarajit heshtin.
Turistët nuk kanë vetëm vështirësi për arritur deri te Kanjoni, të njejtat peripeci i përjetojnë edhe për t’u kthyer në qendër të qytetit. Ekipi i Almakos dhe turistët në mungesë të autobusëve urban, u kthyen në qytet duke shfrytëzuar bamirësinë e banorëve lokal, të cilët cilët ishin të gatshëm me makinat e tyre të na bartin në afërsi të qytetit./Almakos
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2154502171257290/
Arbnora Memeti