Bisedimet për ligjin e ri për Prokurorinë Publike, në kuadër të së cilave është edhe statusi i PSP-së është shembull eklatant se si nuk duhet të rrjedhin reformat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vlerësoi sot profesori Nikolla Tupançevski nga Fakulteti Juridik në Shkup, dhe ish përfaqësues kombëtar i GREKO-s, duke theksuar se ky është qëndrimi i një numri të madh të kolegëve të tij nga fella juridike.
Sipas tij, raporti i GREKO-s, i Rajnhard Pribesë dhe nga KE-ja janë kornizë e shkëlqyer për përmirësimin e mëtutjeshëm të kornizës juridike në vend, veçanërisht në praktikimin e drejtësisë.
“Ndoshta në fillim kishte njëfarë përfshirje të opinionit profesionist. Megjithatë, në fund vihet njëfarë marrëveshje politike, partiake, për çka nuk jam i sigurt se do ta japë zgjidhjen optimale në lidhje me këtë ligj serioz, për të cilin kemi pritje serioze”, tha Tupançevski në takimin e sotëm të ekspertëve në temën ” Roli i Komisionit të sapozgjedhur Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit” në organizim të Fondacionit “Konrad Adenauer” – Program për sundimin e së drejtës në EJL dhe Institutit për Hulumtime Shoqërorë MK-91.
Për profesorin e Fakultetit Juridik, Tupançevski, me rëndësi është pyetja se për cilin version të Propozim-ligjit negociohet dhe kush negocion.
“Nëse vazhdojmë me praktikën tonë ligjet që t’i sjellim në Klubin e deputetëve, atëherë kjo do të jetë pengesë serioze në reformën serioze të sferës shoqërore maqedonase”, theksoi profesori Nikolla Tupançevski. fc/


