Koordinator i Grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tunteva ka njoftuar se në fazën e dytë të miratimit të ligjit për gjuhët, do të dorëzohen amendamente që do të zbatohen në tekstin e ligjit dhe do të zgjidhin çdo skepticizëm mbi legjislacionin dhe interpretimet e ndryshme të tij.
“Me kalimin e këtij ligji do të mbyllet Marrëveshja Kornizë do të mundësohet që qytetarët t’i respektojnë të drejtat e tyre që i meritojnë.
Lidhur me shpenzimet e udhëtimit të deputetëve, Tuntev tha se grupi parlamentar i LSDM-së, do të përgatisë disa zgjidhje që do t’u dërgohet të gjithë anëtarëve në mënyrë që të shkurtohen fondet për këto shpenzime.