Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përgëzuar ekuipazhin e Artemis II për misionin e tyre të suksesshëm dhe historik në hënë.
Ai ka vlerësuar se udhëtimi i këtij ekuipazhi ishte spektakola.
Në rrjetin e tij social, ai është shprehur krenar për ta.
“Urime ekuipazhit të madh dhe shumë të talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja ishte perfekte dhe, si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar!”, ka shkruar Trump në një postim në Truth Social.
Ai ka paralajmëruar udhëtimin e radhës në hapesirë.
“Pres me padurim t’ju shoh të gjithëve së shpejti në Shtëpinë e Bardhë. Do ta bëjmë përsëri dhe hapi tjetër është Marsi!”, ka shkruar Trump.


