Si Ministri e Arsimit dhe Shkencës synojmë të krijojmë shkolla në të cilat nxënësve do t’ju ofrojmë njohuri cilësore, kushte për zhvillimin e krijimtarisë dhe shpirtit kërkimor, duke fituar pavarësi dhe vetëbesim, respektin reciprok dhe studimin e kulturës së jetesës të grupeve etnike në vend.
Këtë e theksoi Aneta Trpevska, sekretar shtetërorë në MASH , në orën e parë shkollore në vitin shkollor 2022-2023 në shkollën fillore Todor Janev në komunën e Çashkës. Sekretari shtetëror ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski dhe deputetit Muhamed Kadriu.
Duke iu dëshiruar sukses në arsim të gjithë nxënësve dhe fillim të mbarë për nxënësit e klasës së parë, Trpevska theksoi se para të vegjëlve është një periudhë në të cilën ata do të fillojnë të mësojnë shkronjat dhe numrat, të fitojnë vlera dhe të krijojnë miqësi të reja me të cilat ata do të ndajnë momentet më të bukura të fëmijërisë së tyre..
– Do të mësoni gjëra të reja, do të merrni njohuri që do të kenë rëndësi të madhe për ju në të ardhmen dhe gjatë gjithë këtij rrugëtimi do të udhëhiqeni nga mësimdhënsit tuaj, të cilët pa mëshirë do t’ju përcjellin të gjitha njohuritë që zotërojnë në mënyrë që të keni sukses më tutje në jetë, tha Trpevska, duke theksuar se viti shkollor fillon me prezencë fizike, sepse vendi i nxënësve është në bankat shkollore.
Po investojmë, tha Trpevska, në disa segmente të arsimit – në programet dhe tekstet shkollore të reja, tashmë kemi pajisur 260 kabinete të shkencave natyrore, po rinovojmë dhe ndërtojmë shkolla dhe salla të reja sportive, ndërsa jemi kujdesur për ngritjen e motivimit të kuadrit profesional mësimor përmes rritjes së pagave për 15% duke filluar nga ky muaj.
Investimet në procesin arsimor nuk ndalen asnjëherë, ndërsa obligimi ynë tani dhe në të ardhmen është që të jemi në hap me trendet botërore arsimore, deklaroi Trpevska.