Penalltia e pritur nga Donnarumma, hakmarrja e menjëhershme për golin 1-0 dhe tallja e bujshme në minutën e 98-të që e çoi kombëtaren e tij drejt eliminimit nga Euro 2024.
Kroaci-Itali për Luka Modric ishte një ulje-ngritje emocionesh, por ajo që mbizotëron në fund është trishtimi: “Futbolli kundër Kroacisë sot ishte i pamëshirshëm, i keq. Ashtu si ndaj Shqipërisë, duke qenë se pësuam dy gola në minutat e fundit”. Një goditje e rëndë për ish-fituesin e ‘Topit të Artë’: “Do të duhet të rikuperohemi, por mund të jemi krenarë për mënyrën se si mbrojtëm kombëtaren tonë”.
Pothuajse në moshën 39-vjeçare, nuk ka gjasa që Modric të vazhdojë të jetë protagonist në një kampionat evropian tjetër me Kroacinë: “Nuk e kam vendosur ende se kur do të ndalem. Rezultati ndaj Italisë është i padrejtë, mendoj se e merituam të fitonim, por kjo ishte sigurisht një nga ndeshjet më të pafat të karrierës sime dhe kjo është një ditë e trishtuar për kombëtaren kroate dhe për ne lojtarët”.
Goli i pësuar në minutën e 98-të zbuti festimin e tifozëve në tribunë dhe të Kroacisë që i ishin afruar kualifikimit në fazën e 16-të: “Na mungonte përqendrimi dhe mprehtësia në fazat e fundit të ndeshjes, duhet të jemi në përqendrim maksimal, por nuk kemi qenë kurrë, as ndaj Shqipërisë nuk e meritonim të fitonim, – vazhdoi ai në Sky Sport, – por edhe Italia pati disa mundësi”.
Për të ardhmen e tij në kombëtare dhe një Botëror në horizont: “Unë, Brozovic dhe Perisic i kemi dhënë shumë Kroacisë dhe mund të japim ende shumë. Jemi të zhgënjyer, por dhamë gjithçka edhe nëse fati nuk na ndihmoi”.