-Rasti i marrjes së ryshfetit nga drejtori i Agjencisë për Mbështetje të Bujqësisë dhe Zhvillim Rural është një tregues i qartë se ligjet vlejnë njësoj për të gjithë funksionarët aktualë dhe të mëparshëm, dhe për këtë arsye bëj apel që ky rast të hetohet deri në fund, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Cvetan Tripunovski.
Në lidhje me akuzat e opoyitares LSDM se për shkak të këtij rasti, janë në rrezik fondet e Bashkimit Evropian për programin IPARD-3, Tripunovski tha se një gjë e tillë nuk ekziston, pra nuk ka kërcënim as për fondet IPARD, as për pagesat kombëtare që ka Maqedonia si shtet.
“Qeveria tregon një luftë të paanshme ndaj korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Raste të tilla në të kaluarën nuk ndodhnin, më parë pushteti i kaluara synonte të fshihte çdo krim. Nën presionin e opinionit publik ndoshta ndërmerrej ndonjë veprim, më shumë për sy e faqe sesa veprime reale. I inkurajoj institucionet kompetente që të hetojnë tërë rastin deri në fund, sepse vetëm kështu mund të parandalojmë veprime të ngjashme në të ardhmen,” tha ai.


