Një storie tronditëse vjen nga një familje nga Shkupi, Trim Tahiri gjashtë vjeçarë lëngon nga një sëmundje e rëndë e kancerit në veshkë. Babai i tij, Muzafer Tahiri me lotë në sy dhe dhimbje të madhe e përshkruan për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal të gjitha vuajtjet e Trimit të vogël, i cili dy vitet e fundit po bënë të pamundshmen për të mbijetuar nga sëmundja vdekjeprurëse (kanceri).
Prindi Muzaferi mezi i nxjerrë fjalët nga goja. “Djali im po vuan nga kanceri. Ai është vetëm 6 vjeçar, Trimi u bë operacion, mirëpo ky operacion dështuar edhe pse i është larguar veshka e majt. Plotë gjashtë muaj djali im mori hemoterapi, mirëpo para 3 jave mjekët më thanë se është kthyer prap kanceri. Jam shumë i mërzitur”, ka rrëfyer me lotë në sy, babai Muzaferi i cili tani gjendet në një dilemë të madhe, a të vendosë për një operacion të ri i cili nuk garanton se do të shërohet Trimi i vogël, apo të vendosë që të blejë ilaçe natyrale për të cilën shpreson se mund të ia përmirsojnë shëndetin djalit të tij. Për këtë arsye Muzaferi thotë se për ti blerë ilaçet natyrale, i duhet ndihmë.
“Familja ka tepër harxhime dhe kërkon ndihmë nga njerëzit human për t’i mundësuar Trimit të vogël që të blejë disa barna alternative natyrale për të cilët thuhet se mund të ndihmojnë shumë shëndetin e djalit tim”, ka deklaruar për Zhurnal babi i Trimit të vogël, Muzafer Tahiri nga Shkupi.
Ndryshe, të gjithë njerëzit human mund të paraqiten drejtëpërsëdrejti për ti ndihmuar Trimit të vogël në celularin 071208413. Poashtu ndihmat e tyre mund ti lëshojnë në xhirollogarinë bankare të Tutunska Banka 210501608972029.