Përpjekje të përbashkëta të shtetit, kompanive, sektorit joqeveritar dhe qytetarëve për ballafaqim me ndryshimet klimatike përmes ruajtjes dhe përmirësimit të mjedisit të jetesës.
Kjo ishte njëra ndër konkluzionet e tribunës së sotme që me titull Biznese përgjegjëse shoqërore – aksion për klimë në Tetovë së bashku e organizuan Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni dhe Qendra për Hulumtim dhe Informim për Mjedisin e Jetesës, Eko vetëdije nga Shkup.
Ambasadori gjerman në Maqedoni Tomas Gerberih deklaroi se gjendjet me mjedisin e jetesës janë të rëndësishme dhe i prekin të gjithë edhe vendet e vogla edhe të mëdha, pa dallim edhe të nivelit të zhvillimit, dhe për këtë shkak nevojitet që të gjithë faktorët të kenë qasje koordinuese në zgjidhjen e problemeve ekologjike.
“Në nëntor të këtij viti në Bon do të mbahet konferencë klimatike botërore kushtuar uljes së emisioneve të gazrave të qelqta. Gjermania ndërmori shumë aktivitete në këtë drejtim. Në Maqedoni ne mbështesim dy projekte të këtilla në mesin e të cilave është instalimi Siti tri (City tree), deklaroi Gerberih.
Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli tha se gjendjet me ndryshimet klimatike nuk janë detyrë vetëm e Qeverisë por në përmirësimin e tyre duhet të marrin pjesë edhe faktorë të tjerë si komuniteti i biznesit, sektori joqeveritar dhe më e rëndësishmja nga të gjithë qytetarët me sjelljen e tyre të përditshme. Ai paralajmëroi shumë masa në këtë drejtim.
“Komuniteti i biznesit duhet të marrë informacione të sakta dhe me kohë për procesin e harmonizimit me legjislacionin me BE-në rreth mjedisit të jetesës. Gjithashtu këtu është problemi me grumbullimin e parave nga taksat ekologjike dhe qëllimi ata të shpenzohen saktë për atë qëllim përmes formimit të fondit ekologjik, në vend si deri më tani paratë të shkojnë në buxhetin qendror dhe pastaj të dihet për cilin dedikim janë shpenzuar”, tha Makraduli.
Për Ana Çolloviq nga Eko vetëdija, faktor kryesor në përmirësimin e gjendjeve me mjedisin jetësor, është mirëkuptim më të mirë në këtë fushë.