23:24 | 20 Mars 2025
Një tren ikonë me avull i ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore nga gratë është rikthyer në shina pas vitesh restaurimi. Ky tren i viteve 1940 është përdorur për transportimin e trupave ushtarake dhe mallrave.
Ai u nis nga qyteti tregtar i Alresford, në Anglinë juglindore, për një udhëtim në Alton, duke shënuar kështu përfundimin e një projekti restaurimi që filloi në 2011. Stephen Wilson, thotë se nëna e tij e ndjerë ka qenë një nga shumë gra të përfshira në ndërtimin e trenit në vitin 1941, ndërsa burrat ishin larguar për të luftuar.
”Është thjesht e mahnitshme. Është kulmi i punës së palodhur nga shumë njerëz. Është thjesht një ndjenjë e mrekullueshme”.
E ulur me familjen e saj në një nga vagonët, Blanche Chaisty, 68 vjeç, thotë se është krenare që ndodhej në të duke e ditur se nëna dhe gjyshja e saj ndihmuan në ndërtimin e tij.
Pas Luftës së Dytë Botërore, treni u përdor për transportime të rregullta pasagjerësh, shpesh edhe për pushuesit. Për herë të fundit treni u hoq nga shërbimi në vitin 2008 dhe tani pret udhëtarë të shumtë që nisen për udhëtime turistike./KlanNews