Një tren gjatë lëvizjes në relacionin Shkup – Koçan, ka goditur dy kuaj të cilët gjendeshin në hekurudhë, transmeton Zhurnal.
Sipas informatave të MPB-së, dje në ora 17:45 në Sektorin për punë të brendshme Veles D.V (63) nga Velesi ka raportuar se ka ndodhur një fatkeqësi hekurudhore në hekurudhën Veles-Koçan.
“Treni me numër 651, i cili udhëtonte nga Shkupi në Koçan, në 100 metra para urës ka goditur dy kuaj, në pronësi të një personi ende të panjohur, të cilët kanë qenë të ndaluar në hekurudhë. Nga goditja njëri ka ka rënë mbi një veturë “Fiat Punto” me targa të Velesit, në pronësi të Gj.M (52) nga velesi dhe e ka dëmtuar veturën”, thonë nga MPB.