Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Trenevska Deskoska dërgoi
letër deri te nxënësit dhe mësimdhënësit, në të cilën ua uron fillimin e vitit të ri shkollor, duke u dëshiruar sukses në mësim dhe punë.
“Para Jush është një faqe e re nga jeta e Juaj, e panjohur, por emocionuese. Po hyni në botën e shkronjave dhe numrave magjike, në botën e njohurive të reja dhe miqësi të reja. Duke i zbuluar sekretet e mësimit, do të zbuloni se shkolla është një fushë e re e madhe magjike, e cila pritet të fitohet, sepse me çdo shkallë të ngjitur do të kuptoni punë të reja dhe do të arrini suksese të reja”, u shkruan në letër ministrja Trenevska Deskoska nxënësve të klasës së parë.
Nxënësit, megjithatë, i përkujton se arsimi është një nga udhëtimet e gjata, e jo garë në shtigje të shkurta.
Sipas Trenevska Deskoskës, mësimdhënësit dhe profesorët e ushtrojnë profesionin më të rëndësishëm në botë, profesionin i cili i krijon të gjitha profesionet tjera.
Mbi 20.000 nxënës të klasës së parë do të ulen në bankat shkollore në vitin e ri shkollor 2017/2018, i cili me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vend të fillimit tradicional më 1 shtator, fillon
sot. Në shkollat e mesme janë regjistruar gjithsej 17.131 nxënës. Në të dy afatet e regjistrimit në shkollat e mesme të Shkupit janë regjistruar 6.496 nxënës, ndërsa në komunat e tjera numri i të regjistruarve është 10.635.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Franca po shpërbëhet nga brenda; kriza politike kërcënon “Grande Nation”
- Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
- Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
- Mëngjes i acartë, por gjatë ditës rriten temperaturat – ja çfarë moti na pret sot në Maqedoni
- Arteta pas eliminimit shokues të Arsenalit: Një ditë shumë e trishtuar
- BOTA NË FOKUS | Përtej rrënojave të Gazës: Gratë që mbajtën gjallë historinë palestineze
- Kërkesa e pazakontë e Albert Sylajt para vetëdorëzimit
- Tensioni në Deçan: I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt refuzon dorëzimin


