Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Trenevska Deskoska dërgoi
letër deri te nxënësit dhe mësimdhënësit, në të cilën ua uron fillimin e vitit të ri shkollor, duke u dëshiruar sukses në mësim dhe punë.
“Para Jush është një faqe e re nga jeta e Juaj, e panjohur, por emocionuese. Po hyni në botën e shkronjave dhe numrave magjike, në botën e njohurive të reja dhe miqësi të reja. Duke i zbuluar sekretet e mësimit, do të zbuloni se shkolla është një fushë e re e madhe magjike, e cila pritet të fitohet, sepse me çdo shkallë të ngjitur do të kuptoni punë të reja dhe do të arrini suksese të reja”, u shkruan në letër ministrja Trenevska Deskoska nxënësve të klasës së parë.
Nxënësit, megjithatë, i përkujton se arsimi është një nga udhëtimet e gjata, e jo garë në shtigje të shkurta.
Sipas Trenevska Deskoskës, mësimdhënësit dhe profesorët e ushtrojnë profesionin më të rëndësishëm në botë, profesionin i cili i krijon të gjitha profesionet tjera.
Mbi 20.000 nxënës të klasës së parë do të ulen në bankat shkollore në vitin e ri shkollor 2017/2018, i cili me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vend të fillimit tradicional më 1 shtator, fillon
sot. Në shkollat e mesme janë regjistruar gjithsej 17.131 nxënës. Në të dy afatet e regjistrimit në shkollat e mesme të Shkupit janë regjistruar 6.496 nxënës, ndërsa në komunat e tjera numri i të regjistruarve është 10.635.
Data 26.02.2025
Aktuale
- Ëndrra amerikane/ Departamenti i Shtetit: Nga 2014 kanë emigruar 37 mijë shqiptarë në SHBA! Në 2023, të tretët pas Rusisë dhe Ukrainës
- Amber, Jozi dhe G Bani rikthehen në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 me votat e publikut
- Gjesti merr vëmendjen me ndryshimin e ri drastik, shfaqet në spektakël i tëri rozë
- Revolucioni i ri në inteligjencën artificiale: Claude 3.7 Sonnet mendon si asnjëherë më parë
- Mickoski: Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet ta dëgjojë zërin e qytetarëve për shkarkimin e Kocevskit
- Talat Xhaferi është zgjedhur shef i Shtabit Politik të BDI-së
- “Kishte epsh ndaj të nxirave të mia”- Egli e akuzon rëndë Laertin
- Ambasadori Rohde viziton deponinë në Mirash: Një alarm për shëndetin dhe mjedisin