Në Buxhet ndoshta për herë të parë pas një kohe të gjatë, parashikohen mjete për rritjen e pagave me më shumë se dhjetë për qind, tha kryetari i Lidhjes si Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov para mbledhjes së Këshillit ekonomiko- social (KES).
Siç deklaroi Trendafillov, në përputhje me projeksionet buxhetore të cilat LSM-ja mund t’i parasheh, Qeveria parashikon fonde konform me marrëveshjet kolektive dhe ligjet për rritjen e pagave.
Standardi i dëmtuar i jetesës me rritjen e vazhdueshme të pagës minimale sindikaliste e cila nga fillimi i vitit është rritur për më shumë se 4.800 denarë, duhet të jetë motiv i mjaftueshëm për ngritjen e pagës minimale, vlerëson Trendafillovi.
Ai pret që në mbledhje të pranohen kërkesat e LSM-së nga partnerët e tjerë social.
“Buxheti iu dorëzua sindikatave për shqyrtim dhe sot me siguri do të marrim informacionin e saktë nga kryeministri dhe Ministria e Financave. Nga ajo që kemi mundur të shohim nga versioni që kemi pasur, në Buxhet ndoshta për herë të parë pas një kohe të gjatë parashikohen mjete për rritjen e pagave për më shumë se dhjetë për qind. Por, ne do të presim që të na përcillet zyrtarisht sot në mbledhjen e LSM-së. Fondet për rritjen e pagave janë diku rreth 13,8 ose 13,9 për qind në buxhet në krahasim me vitin paraprak. Kjo na bënë të ditur se Qeveria siguron fonde në përputhje me marrëveshjet kolektive dhe ligjet për rritjen e pagave. Mendojmë se nëse rriten pagat në sektorin publik, Qeveria nuk do të ketë absolutisht asnjë barrë me rritjen e mundshme të pagës minimale, duke pasur parasysh se të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të jenë mbi shumën e pagës minimale”, theksoi Trendafillov.
Të gjithë palët e interesuara në vend, vuri në dukje ai, pajtohen se nevojitet rritje e pagave.
“Paga minimale, jo vetëm 450 euro, por edhe më shumë, është kërkesë e punëtorëve të paraqitur përmes LSM-së. Shpresojmë që argumentet tona, sidomos për shkak të standardit të rrënuar të jetesës me rritjen e vazhdueshme të pagës minimale sindikaliste e cila nga fillimi i vitit është rritur për më shumë se 4.800 denarë, duhet të jenë motiv i mjaftueshëm për ngritjen e pagës minimale. Kjo veçmas pas rritjes së pagave në rajon. Paga minimale në Mal të Zi është rritur mes 600 dhe 800 euro, në BeH do të jetë 600 euro nga fillimi i vitit të ardhshëm, në Serbi do të jetë 454 euro. Besojmë se nuk duhet të lejojmë që niveli i pagave të jetë sërish diku në fund të Ballkanit në mënyrë që të mos largohen nga vendi ynë ata punëtorë që kanë mbetur në Maqedoni”, tha kryetari i LSM-së.
Në Qeveri sot mbahet seanca e dytë e Këshillit ekonomiko- social në të cilën pritet të bisedohet për rritjen e pagës minimale. Pas seancës e cila duhet të fillojë në mesditë është paralajmëruar konferencë për media e kryeministrit Hristijan Mickoski.
Seanca e parë e KES u mbajt më 10 tetor, kur ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov dhe kryetarja e Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Vlladanka Trajkoska, si përfaqësuese të partnerëve social, nënshkruan Marrëveshjen për konstituimin e përbërjes së re të KES-it. Sipas Marrëveshjes, ministri i Ekonomisë dhe Punës është kryetar i KSE-së, ndërsa anëtarët e tjerë të emëruar nga Qeveria janë ministri i Punës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ministri i Financave dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës.