Makinistët do të vazhdojnë me grevën derisa nuk u paguhet pjesa e dytë e pagës për tetorin, porositi Dushko Çakarovski, makinist në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport në konferencën e sotme për shtyp. Ai theksoi se komunikacioni hekurudhor i mallrave dhe i udhëtarëve është në ndërprerje të plotë për shkak të protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport dhe shtoi se mëngjesin e sotëm ka qarkulluar vetëm treni i udhëtarëve për në Gjevgjeli që e ka drejtuar një i
punësuar që nuk e ka respektuar marrëveshjen.
“Do të protestojmë derisa nuk na paguhet pjesa e dytë e pagës për tetorin. Në qoftë se kjo nuk bëhet sot, trenat janë të gatshëm që menjëherë të kyçen në komunikacion”, tha Çakarovski.
Siç theksoi në qoftë se të punësuarve deri më 25 dhjetor nuk u paguhet paga për nëntorin sërish do
të mbajnë grevë.
“Në qoftë se nuk na paguhet paga për nëntorin më 26 dhjetor sërish në orën shtatë do të ndërpresim detyrat tona të punës. Për këtë iu referohemi të premtuarës nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski i cili në gusht na premtoi se si për të gjithë në shtet, ashtu edhe për të punësuarit në HM Transport do të gjendet zgjidhje që të paguhet paga në tërësi. Kjo deri më sot nuk ndodhi edhe pse kemi dorëzuar kërkesë deri te drejtori i përgjithshëm Lubisha Ristiq”, deklaroi Çakarovski.