Trembëdhjetë ndërmarrje sociale të Maqedonisë nga sot deri në fund të qershorit do të jenë pjesë e programit akcelerator përmes të cilit do t’i përforcojnë kapacitetet e tyre dhe do ta rritin impaktin e tyre në zgjidhjen e problemit që e kanë zbuluar. Ndërmarrjet sociale në suaza të programit akcelerator do të kenë mundësi t’ ndjekin fazat e mëposhtme – disenj të biznesit, mentorim dhe zhvillim të aftësive të komunikimit.
Në kuadër të fazës së fundit të procesit do të mund të marrin pjesë në ditën lokale Warmup, përmes së cilës sigurohet hyrje në një program që përfshin mentorim dhe përmirësim të kapaciteteve të ndërmarrjeve sociale, duke i përdor mentorët nga rrjeti Impact Hub Vienn, për një periudhë prej katër deri në gjashtë muaj , me disa vizita në Vjenë. Modulet brenda këtij programi do të ndiqen nga pjesëmarrësit në Impact Hub Vienna.
Një pjesë e tyre do të kenë mundësi t’i prezantojnë bizneset e tyre para investuesve impakt në Vjenë. Programi do të jetë plotësisht i lirë për bizneset sociale. Ai mbështetet nga Departamenti i Mbështetjes Teknike të Fondit Evropian për Evropën Juglindore (EFSE DF), dhe zbatohet nga Laboratori Social Impakt Lab nga Shkupi.