Pronarët dhe sipërmarrësit në rrugën plastikave në komunën Çair bllokojnë trotuaret e këmbësorve me mallin që ekspozojnë para dzqaneve të tyre. Në këtë mënyrë ata bllokojnë qarkullimin e këmbësorëve, të cilët i detyrojnë të zbresin në rrugën e bulevardit duke rrezikuar të shtypen nga makinat, shkruan Almakos.
Pronarët e papërgjegjshëm të këtyre dyqaneve refuzojnë të pranojnë se uzurpimi i pronës publike sanskionohet me ligj. Arsyetimi i vetëm i tyre është se të gjithë tregtarët e bëjnë të njejtën dhe nuk shohin problem nëse i nxjerrin edhe ata.
Kamera e Alamkos sot vizitoi këtë zonë të mbi ngarkuar në këtë pjesë të qytetit, ku kryesisht jeton komunteti shqiptar. Sipërmarrësit thonë se për uzurpimin e e pronës publike paguajnë detyrime ndaj komunës, por komuna i ka kufizuar se sa hapësirë mund të përdorin pasra dyqaneve të tyre, e cila nuk repsektohet.
“Ajo që ne paguajmë, nuk është që të nxjerrim mallin jashtë, në trotuare ose asfalt. Ne atë e paguajmë që të nxjerrim mall vetëm para dyqanit. I kemi të gjithë laborantet, por nuk kemi leje që të zëmë rrugën. Dëmin më të madh ia shkaktojmë vetvetes”, ta një shitës
Pronari shton se vija e kuqe e vendosur nga komuna nuk respektohet nga asnjë shitës.
“Kështu sikurse po vazhdon të zihet rruga nuk po mund të kalojmë edhe në këmbë. Është edhe një problem tjetër, sepse blerësit nuk kanë ku të parkohen sepse malli jonë e nxënë vendin”, shtoi ai
Një tjetër sipërmarrës tha se paguan me rregull ç’do detyrim ndaj komunës dhe atë e dëshmoi me dokumentet që I tregoj para kamerës.
Mbrapa kamerës pronari tha se ai personalisht I respekton të gjitha rregullat e vendosura nga organet kompetente, por jo të gjithë tregtarët janë të ndërgjegjshëm.
Zëdhënësi i qytetit të Shkupit, Valon Salihu thotë se qyteti Shkupit po punon në atë sferë.
“Për momentin nuk kemi as zgjidhje por as ndonjë përgjigje konkrete”, tha Valon Saliu, zëdhënës i qytetit të Shkupit
Mevludin Imeri
Almakos.com