Jovanka Ivanovska është pjesë e ekipit të shitjeve dhe ngjarjeve në Skopje Marriott tash e 4 vjet, përgjegjëse për segmentin e ngjarjeve shoqërore dhe dasmave, ku është maksimalisht e përkushtuar dhe aplikon ekspertizën e saj.
Kur themi ekspertizë, nuk nënkuptojmë vetëm përvojën e gjatë, të gjitha sfidat dhe historitë e dasmave të realizuara me sukses, por një eksperiencë që mbi të gjitha si bazë suksesi ka dashurinë dhe pasionin për punën dhe përmirësohet me çdo histori të re. E historitë janë të ndryshme, sepse çdo nuse dhe dhëndër, si dhe familjet e tyre, kanë ide, dëshira dhe ide të ndryshme për martesën e tyre.
Siç thotë Jovanka, pas gjithë atyre historive të suksesit, qëndron një ekip i suksesshëm dhe i dëshmuar, secili në fushën e vet, nga banketet, ekipi i shkëlqyer i kuzhinës, specialistë në menaxhimin e pajisjeve dhe teknologjisë më të fundit, partnerët me të cilët punojmë në dizajn, hapësirën dhe aranzhimet dhe dekorimet, ne të gjithë funksionojmë si një.
Skopje Marriott ka qenë zgjedhja e parë për shumë vite për festimet e dasmave dhe fillimet e reja të shumë çifteve, të cilët thjesht njohin ekspertizën, profesionalizmin, shërbimin e patëmetë dhe standardet e dëshmuara të Marriott. Këto standarde sjellin shërbimet e fundme të hotelierisë 5 yje, përdorimin kapaciteteve të restorant Distrikt, dhomat me akses ekskluziv, përdorimin e suitës presidenciale përpara dasmës dhe çmime të dobishme për akomodimin e mysafirëve, dhoma dhe teknologji lehtësisht të adaptueshme, akses të privilegjuar në klubin tonë spa dhe wellness por edhe mundësinë për të përdorur përfitimet e programit Bonvoy loyalty që sjell privilegje dhe pikë të panumërta, të cilat përdoren shpesh nga të porsamartuarit për udhëtimet e tyre të ëndrrave dhe muajin e mjaltit.
“Kurrë nuk mbështetemi vetëm në markën Marriott, megjithëse ajo sjell besueshmëri dhe siguri për klientët tanë. Megjithatë, ne përpiqemi dhe ia dalim të krijojmë një dimension krejtësisht të ri të përshtatur me tregun vendas, ku secilin prej klientëve tanë e trajtojmë në mënyrë të veçantë.
Të porsamartuarit e ardhshëm kanë mundësinë para dasmës të shijojnë disa menu të ndryshme përpara se të bëjnë zgjedhjen përfundimtare ose të përpilojnë menunë e tyre në bashkëpunim me ekipin tonë të kuzhinës.
Ofertat dhe qasja jonë fokusohet jo vetëm në aktin e mbajtjes së një dasme apo eventi, por edhe në privilegjet dhe bashkëpunimin që vazhdojnë të zbatohen edhe pas dasmës, sepse qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie me klientët tanë në afat të gjatë, gjë e cila është ndoshta një nga elementet kyçe që e veçon Marriott-in.”
Në përvojën e saj të deritanishme, Jovanka numëron lloj-lloj situatash. Deri më tani, nëpër sallat e dasmave të Skopje Marriott kanë kaluar familje dhe çifte nga ndoshta 10 vende të ndryshme. Kjo është një përvojë e paçmuar.
“Ka pasur momente me shumë situata të paparashikuara, vonesa të mysafirëve nga jashtë, ndryshim axhende në minutën e fundit, vonesë në gjendjen civile, vrapim me nusen për të ndërruar buqetën 1 orë para dasmës… të gjitha situatat i kemi zgjidhur së bashku dhe nga kjo perspektivë, është shumë e lezetshme dhe pa marrë parasysh sa klishe mund të tingëllojë, e vërteta është se e kam shijuar çdo moment dhe çdo buzëqeshje që kam marrë.
Ky segment nuk toleron improvizime dhe kërkon angazhim dhe përkushtim 24/7. Por kur puna bëhet me dashuri, suksesi është thjesht i pashmangshëm. Suksesi më i madh është kur dikush të njeh si një punëtor të madh, por mbi të gjitha si një njeri dhe mik.
Pandemia e viteve të fundit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë, si në aspektin privat ashtu edhe në atë profesional dhe ka ulur në mënyrë drastike numrin e ngjarjeve dhe festimeve. Nga kjo periudhë ne arritëm të mësojmë shumë. U fokusuam gjithashtu në zbatimin e teknologjive të reja hibride dhe inovative. Në 2 vitet e fundit jemi fokusuar më shumë në mikro dasma, pritje dhe festime. Në 6 muajt e fundit, ju tashmë mund të ndjeni ndryshimin dhe lëvizjen e përshpejtuar për t’u kthyer në normalitet. Muajin e fundit e kaluam me kapacitet maksimal dasmash dhe festash të organizuara.
“Kur dashuria për punën është më e madhe se të gjitha gjërat e tjera, kur të bëhen flutura në stomak me çdo ngjarje dhe dasmë të radhës, kur e ndan gëzimin me klientët, atëherë thjesht e di se po bën gjënë e duhur”.” – përfundon Jovanka.