Të mërkurën në veri të vendit, Policia e Kosovës arrestoi tre të mitur, të dyshuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.
Sipas gazetarit korrespodent të “Ora Shtatë” Urall Boshnjaku, bëhet fjalë për dy 15-vjeçar dhe një 14-vjeçar.
Sipas Boshnjakut, të miturit dyshohet se sulmuan me gurë një burrë 63-vjeçar, i cili në momentin kur u sulmua, ishte duke drejtuar një biçikletë.
Viktima ka denoncuar rastin në Polici, dhe po ashtu ka raportuar se tre të dyshuarit kanë ngacmuar edhe nipin e tij të mitur.


