Tre persona janë lënduar rëndë, ndërsa një më lehtë, në
aksidentin i cili ka ndodhur në Negotinë rreth orës dy pas mesnate. Siç informoi zëdhënësi i SPB Veles, Verolub Dodevski, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale P 103 Kavadar – Negotinë, në hyrje të Negotinës, në stacionin për kontroll teknik “Antigona”.
“Automjeti i pasagjerëve “opel astra” me targa të Velesit, i drejtuar nga personi 35-vjeçar N.A. nga fshati Stojakovë, ka dalë në anën e majtë dhe e ka goditur rrethojën mbrojtëse dhe objektin e Agroservis”, kumtoi Dodevski.
Drejtuesi i automjetit është lënduar lehtë dhe është ndaluar për mjekim në Spitalin e përgjithshëm të Kavadarit, ndërsa tre bashkëudhëtarët e tjerë, gjithashtu të rinj, janë lënduar rëndë dhe janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Më 22 shtator do të publikohet aktvendimi për onkologen Meri Peshevska
- Çfarë duhet të dini për vaksinën COVID këtë vjeshtë: Rregullat e reja dhe rekomandimet
- Hajdutët i bastisin shtëpinë, 50-vjeçari denoncon se i morën sasi të madhe floriri dhe parash
- Vëreni veturat zyrtare në aktivitete zgjedhore? Denoncon në numrin 070 399 050
- Në korrik u paguan 16,5 milionë euro për ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d
- Zgjerimi i “listës së zezë” me emra të rinj në RMV – Ambasada amerikane në Shkup jep detajet
- LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit pas tragjedisë në Veles
- BDI: Mickoski në panik, VLEN drejt shpërbërjes politike