Tre persona janë lënduar më lehtë në tre nga gjithsejtë tetë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë prej tyre është shkaktuar dëm material.
Dje policia ndërmori masa ndëshkuese për shkak të numrit më të madh të kundërvajtjeve tek dy vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. katër vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë vozitës gjatë drejtimit të automjetit të tyre kanë përdorur telefonin celular. si dhe tek 18 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin pa patentë shofer, përkatësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 38 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit të specializuar janë mënjanuar 44 automjete.
Sot Sektori për preventivë së bashku me “Njësinë shkollore të trafikut” do të ndërmarrin masa preventive nga sfera e komunikacionit në bul. “Jane Sandanski” para QT “Biser” dhe QT “Kapitoll”.