Sipas njoftimit të marrë nga MPB për ngjarje kriminale aksidentale me pasoja fatale, Prokuroria Themelore Publike ka lëshuar një sërë urdhërash si autopsi, shikim i kamerave të sigurisë si dhe dëgjim i më shumë personave që mund të dëshmojnë për ngjarjen me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.
Në bazë të videove të shqyrtuara janë identifikuar tre persona për të cilët prokurorie pranimin e kallëzimit penal do të lëshojë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për shkak të dyshimit të bazuar se të dyshuarit, në mesin e të cilëve një vajzë (19) kanë kryer veprën penale vrasje nga neni 123 paragrafi 1 dhe neni 22 i Kodit Penal. Dy prej të dyshuarve janë privuar nga liria dhe do të paraqiten para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, ndërsa i dyshuari i parë i cili është zhdukur nga organet e ndjekjes është në kërkim.
Sipas autopsisë i ndjeri ka lëndime të dukshme dhe vdekja ka qenë e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e lëndimeve në tru të shkaktuara nga goditjet.