Pançe Angelov , i akuzuar për dhunë në kuvendin e Maqedonisë në ngjarjet e 27 prillit ndaj deputetes Shekerinska sot është ulur në bankën e të akuzuarve.
Prokuroria Publike e përfaqësuar nga Natasha Goxhovska deklaroi se Angelov ishte në grupin e parë që u fut në kuvend, dhe kërcënoi Zoran Zaevin.
A i gjithashtu goditi Shekerinskën të cilës i shkaktoi plagë të rënda në trup duke e tërhequr për flokësh.
Sipas prokurorisë sjellja e Angelovit rrezikon 3 deri në 10 vite burg.