Në polici dje tre qytetarë të Shkupit kanë denoncuar se automjetet u janë dëmtuar prej plumbave qorre. Rreth orës 22:50 mbrëmë R.V. (47) nga Shkupi, ka denoncuar se në automjetin e tij motorik “Reno Klio” me targa të Shkupit ka gjetur një plumb qorr të kalibrit të panjohur i cili e ka shpuar pjesën e sipërme të automjetit. Po punohet në zbardhjen e rastit. Në orën 15:00 gjithashtu dje I.B. (46) ka denoncuar se në periudhën kohore prej 31 dhjetor prej orës 22:30 deri më 1 janar deri në orën 13:00 në rr. “Ronald Regan” prej një plumbi qorr i është dëmtuar xhami i pasmë i automjetit “Mercedes” klasi C me targa të Shkupit me çka është shkaktuar dëm material prej rreth 15.000 denarë. Në polici sot në orën 15:00 Gj.G. (66) nga Shkupi, ka denoncuar se në kohën prej orës 20:00 më 31 dhjetor 2017 deri në orën 9:00 më 1 janar në rr. “Venjamin Maçukovski”, në hapësirën për parking,
prej plumbit qorr është dëmtuar automjeti i tij “Mercedes” me targa të Shkupit, me ç’rast është shkaktuar dëm material prej rreth 6.000 denarë.
Data 21.09.2025
Aktuale
- VIDEO/ Çmontohet organizata shqiptare e kokainës në Rodos, 3 të arrestuar! Ja çfarë u sekuestrua
- Gjykata e Lartë merr në shqyrtim denoncimin e Fredi Belerit ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj. Çfarë mund të ndodhë me deputeten e PS
- BDI: Shqiptarët i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre, VLEN është instrument në duart e Mickoskit
- Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e njohin shtetin palestinezë
- (VIDEO) Osmani: Nuk do lejojmë që shqiptarët të bëhen monedhë e tregtisë! Mexhiti: Osmani e ka mendjen te qeveria
- Siljanovska do të marrë pjesë në Asamblenë e 80-të të Kombeve të Bashkuara
- Drejtori i Kadastrës: Ia morëm licencën 5 firmave gjeodezike
- Mickoski: Bëjmë plane për ditën pas zgjedhjeve, fitues do të jetë koalicioni i VMRO-së