Në tre aksidente të ndryshme në rajonin e Tetovës, janë lënduar gjashtë persona, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale, infoirmoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, për agjencinë MIA.
Me katër persona të lënduar, përfundoi aksidenti që ndodhi dje rreth orës 16 në autostradën Gostivar-Tetovë tek pompa e benzinës “Neptun”.
“Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, afër fshatit Poroj në orën 15:40, me çka është lënduar 11-vjeçari nga fshati Poroj. Ai pësoi nga makina e tipit “Golf” e drejtuar nga B.SH (25)”.
“Dhe personi tjetër i lënduar ishte viktima e një aksidenti që ndodhi mbrëmë rreth orës 21, në rrugën lokale në fshatin Nerashtë. Në këtë aksident kanë marrë pjesë makina “Opel” me targa të Tetovës e drejtuar nga S.A (47) dhe “Renault” e drejtuar nga H.E (37). Personi i lënduar ishte bashkëudhëtari i S.A”, sqaroi Josifovski, aksidentet e ndodhura në rajonet e Tetovës.