Protesta e thirrur nga opozita ka nisur me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Protesta e cila përbën aktin e tretë të mosbindjes civile po shoqërohet me tensione dhe dhunë.
Në rrugën e Elbasanit deputetët Flamur Noka dhe Dashnor Sula janë përplasur gjithashtu me forcat e policisë.