Qyteti i Shkupit, i cili ka shpallur masa kundër ndotjes së ajrit, ende nuk ka kërkuar nga Ndërmarrja për Transport Publik t’i heq nga përdorimi autobusët e vjetër, të cilët janë në përdorim më shumë se 30 vite. Autobusët e amortizuar, të cilët jo zyrtarisht mësohet se janë 50, janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit vjetër në kryeqytet.
Nga administrata e kryeqytetit konfirmojnë se ndërmarrja për transport publik përdorë autobusët e vjetër duke theksuar se bëhet fjalë për një numër të vogël të autobusëve, pa mos specifikuar sa sa është numri i tyre. Ata sqarojnë se autobusët e vjetër përdoren në kushte të rralla ku paraqitet nevoja për mbështetje të linjave të autobusëve kur ka mungesë të autobusëve dhe kur ndotja e ajrit është më e ulët.
“Nuk do të ketë zëvendësim me automjetet më të vjetra për një periudhë të gjatë dhe në kontekstin e prokurimit të autobusëve të rinj nuk do të ketë”, thonë për Almakos nga zyra për informim e Qytetit të Shkupit.
Nga Ndërmarrja për transport publik nuk kanë dhënë asnjë sqarim për përdorimin e autobusëve të vjetër me arsyetimin se zëdhënësja është në pushim. Përgjigje të ngjashme Almakos ka marrë edhe me 5 qershorit kur zëdhënësja nuk ishte në punë.
Heshtja mbizotëron edhe në ministrinë e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinorë edhe pse na premtuan se do na japin përgjigje.
Qyteti i Shkupit para disa javësh tha se ka ndërprerë punimet për zgjerimin e bulevardit “Hristian Todorovski Karposh” për shkak të zbatimit të masave kundër ndotjes së ajrit.
Mevludin Imeri
Almakos.com