Ndërmarrja “Qarkulluese Publik” në Shkup njofton qytetarët se nga nesër (04.04.2026) do të fillojë të zbatohet orari i ri për një pjesë të linjave në kuadër të rrjetit të transportit publik në Shkup.
“Me ndryshimet po bëhet harmonizimi i orarit me Vendimin për një sistem të integruar tarifor në transportin e udhëtarëve në qytetin e Shkupit, me qëllim përmirësimin e organizimit dhe efikasitetit të transportit publik”, njoftuan nga NQP.
Informacionet rreth orarit të ndryshuar, duke përfshirë orarin statik sipas linjave dhe orarin sipas ndalesave, i cili do të zbatohet nga dita e shtunë, do të jetë i disponueshëm në faqen zyrtare të internetit të NQP Shkup. (https://skopjebus.mk).


