Shumë më shumë respektohen të drejtat themelore të qytetarëve në raport të gjykimit të drejtë dhe korrekt, por edhe më tutje duhet të punohet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tregon mbikëqyrja e koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Siç u tha në promovimin e sotëm të analizës më të re të Koalicionit për vitin 2017, është e nevojshme transparencë më e madhe e procedurave gjyqësore si dhe transparencë më e madhe e gjykatave.
“Është detektuar shkelje në interpretimin dhe zbatimin e ligjeve nga gjykatat themelore dhe të apelit, argumentim i pamjaftueshëm dhe i paqartë i gjykimeve, si dhe qasja selektive gjatë veprimit të veçantë në lëndët të cilat kanë “notë politike”. Qasja selektive nuk është mënjanuar edhe gjatë kryerjes së profesionit të prokurorit publik, ndërsa ndikimi politik është hasur edhe në vendimet për zgjedhje dhe përparim të kryetarëve të gjykatave dhe gjykatësve në gjykatat më të larta, qëndron në analizën e monitorimit të zbatuar.
Sipas analizës, është konstatuar edhe punë jotransparente e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë në lidhje me shpjegimet e vendimeve të tyre.
Koalicioni ka të bëjë edhe me të dhënat se ekziston praktika që gjykata nuk jep shpjegime përkatëse për shkaqet e paraburgimit të caktuar.
Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” ekziston 15 vite, ndërsa e përbëjnë 14 organizata qytetare. Vitet e kaluara monitorimi ishte përqendruar në procedurat penale, por në kohën e fundit analizohen dhe krimi i organizuar dhe korrupsioni, përderisa nga shtatori do të fillojë ndjekja edhe e procedurave qytetare. Për përgatitjen e analizës ishin angazhuar 50 hulumtues të ndarë në katër rajone të apelit, në nëntë gjykata themelore të shtetit.