12.05.2016
Jo vetëm tani, por as më parë, në Maqedoni nuk ka pasur transparencë për atë se si harxhohet paraja publike. Madje, thonë ekspertët, edhe krizat politike, si dhe marrëdhëniet ndëretnike, shpesh janë nxitur e keqpërdorur vetëm që të tërheqin vëmendjen e publikut nga problemet reale të qytetareve tanë si dhe nga plaçkitja që u bëhet atyre.
Ish ministri I financave, Xhevdet Hajredini thotë për Almakos.com se edhe pse institucionet tona shtetërore nuk janë transparente, të gjithë në një farë mënyre e dimë se ku harxhohet paratë e taksapaguesve.
“Ne jemi dëshmitarë dhe e shohim se ç’ka ndërtohet dhe ku shteti I ka përqendruar investimet e veta!”, deklaron Hajredini duke aluduar në projektet si “Shkupi 2014”.
Çështjen e transparencës së harxhimeve të mjeteve publike, Profesor Besnik Fetahu e shpjegon nëpërmjet mospasjes qasje të studentëve dhe qytetarëve në të dhënat për harxhimet që i bënë universiteti i tyre.
“Universitetet e jashtme e bëjnë publik buxhetin e tyre vjetor ,njësoj siç i bëjnë publike edhe harxhimet. Ndërkaq te ne, vështirë se mund të marrësh informata, e lëre më studentët dhe qytetarët të kenë qasje deri te të dhënat si është harxhuar buxheti i marr nga arka e shtetit”, thotë Fetai për Alamkos.com
Dhe jo vetëm ekspertët, por edhe qytetarët, e ndjejnë se jetojnë në një shtet ku askush nuk mbanë përgjegjësi se si harxhohen parat e taksapaguese. Dhe se harxhime i fondeve publike është sekret.
Qytetarët e anketuar nga Almakos.com pohojnë se varfëria dhe rënia ekonomike kanë të bëjnë edhe me korrupsionin e lartë dhe keqpërdorimin e fondeve publike nga ana e drejtuesve të papërgjegjshëm të shtetit.
Në ndërkohë edhe ekspertët edhe qytetarët e rëndomtë pajtohen se sa i përket transparencës se si harxhohen fondet publike, Maqedonia i ngjanë një shteti ku dihet se cili e mbush arkën e tij,- populli, por nuk dihet se kush dhe si e zbrazë atë.
R.M
Almakos