-Akademia për Trajnime pranë Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe
Administratës (MSHIA) në bashkëpunim me Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” sot filluan serinë e trajnimeve për inspektorët nëpër shtet me qëllim të përforcimit të njohurisë së tyre të sferave specifike të së drejtës me të cilët ata ballafaqohen në punën e përditshme.
“Bëhet fjalë për bashkëpunim të parë të këtillë ndërinstitucional, nën patronazh të USAID-it, prej të cilit pritet jo vetëm që të mundësojë sendërtim serioz të dijenisë së inspektorëve por edhe afrim të
teorisë dhe praktikës juridike, gjegjësisht krijim të vizionit për përmirësim të legjislacionit në të ardhmen. Motivi kryesor për bashkëpunimin dhe trajnimet në përgjithësi është përmirësimi i jetës së
përditshme të qytetarëve dhe të biznes klimës në Maqedoni”, njofton Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë”.
Trajnimet e para do t’i kalojnë 32 inspektorë nga Inspektorati shtetëror i administratës. Gjatë trajnimit të parë, që duhet të mbahet sot dhe nesër, do të dëgjojnë ligjërata nga prof.dr. Borçe Davitkovski dhe
prof. Ana Pavllovska-Daneva. Temat janë të lidhura me risitë në Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, ndryshimin e Ligjit për konteste administrative lidhur me vendimet e inspektorëve,të
drejtat dhe përgjegjësitë e inspektorëve sipas Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, zbatimin e Ligjit për kundërvajtjet nga ana e inspektorëve dhe ngjashëm.
Trajnimet e para do t’i kalojnë 32 inspektorë nga Inspektorati shtetëror i administratës. Gjatë trajnimit të parë, që duhet të mbahet sot dhe nesër, do të dëgjojnë ligjërata nga prof.dr. Borçe Davitkovski dhe prof. Ana Pavllovska-Daneva. Temat janë të lidhura me risitë në Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, ndryshimin e Ligjit për konteste administrative lidhur me vendimet e inspektorëve,të
drejtat dhe përgjegjësitë e inspektorëve sipas Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, zbatimin e Ligjit për kundërvajtjet nga ana e inspektorëve dhe ngjashëm. Në trajnim do të ketë ligjërues edhe nga
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administrata.
Inspektorët që do të përfshihen me trajnimet do të marrin certifikatë të nënshkruar nga përfaqësuesi i MSHIA-së, Dekani i Fakulteti Juridik “Justiniani i Parë” dhe USAID-i.