Maqedonia merr mundësi që t’i ngritë standardet e shërbimeve në turizëm dhe të bëhet trajnuese rajonale për standardet në fushën e qendrës së trajnimit “Akademik” që u hap sot, partner i Akademisë zvicerane për menaxhim hotelieirik nga Lucerni (SHL). Ligjërues nga SHL-ja, shkolla e lartë nga Lucerni do të certifikojnë master trajnues nga Maqedonia të cilët pas përfundimit me sukses të trajnimit do të bëhen me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për kryerje të mëtutjeshme të trajnimit për të punësuarit nga industria e hotelierisë. Pritet në vit nëpër këto trajnime të kalojnë rreth 1.100 të punësuar në sektorin turistik dhe të marrin njohuri në pajtim me standardet më të larta zvicerane. “Me hapjen e Qendrës së Trajnimit Akademik dhe me publikimin e thirrjes më të re për master trajnues, plotësisht do të kënaqen nevojat e sektorit turistik për trajnime cilësore në sferat për të cilat, sipas analizave të bëra, ka nevojë më të madhe”, vlerësoi Georgi Dimitrov, drejtori i qendrës së trajnimit Akademik.
Sipas ambasadores së Zvicrës, Sibil Suter Tehada, njohuritë të cilat ekspertët zviceranë në turizëm ua transmetojnë kolegëve të tyre në Maqedoni janë ndihma më e çmuar të cilën ky vend mund ta ofrojë për zhvillimin e sektorit turistik. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, Zoran Pavllovski është i bindur se sektori turistik në Maqedoni ta njohë cilësinë e trajnimeve dhe do ta shfrytëzojë mundësinë ta përmirësojë cilësinë e të punësuarve të vet që padyshim do të sjell edhe deri në numër më të madh të turistëve të kënaqur dhe rritje të përfitimit të kompanive