Trajneri i Suedisë, Jon Dahl Tomasson ka pranuar superioritetin e Kosovës në fitoren 2:0.“Një fitore shumë e merituar e Kosovës. Te Kosova e kanë dashur më shumë. Nuk iu jemi përmbajtur parimeve tona. Kemi luajtur ngadalë dhe nuk kemi reaguar mjaftueshëm shpejtë kur kemi humbur topin. Kemi pësuar nga katër kundërsulme, ku është dashur të paraqitemi më mirë si ekip. Ne trajnerët po ashtu jemi pjesë e kësaj”, ka thënë Tomasson.“Ne provuam në pjesën e dytë, por nuk ishim të mirë. Kemi dërguar topin në zonë, por na mungoi ideja aty. As sulmi e as mbrojtja nuk ishin mjaftueshëm të mirë. Ishte në tërësi. Kjo nuk ishte mirë. Por mos të harrojmë që kemi fituyar tetë nga 11 ndeshjet nga shtatori 2024. Mendoj se kemi fituar tetë, kemi humbur një dhe kemi barazuar dy. Kjo nuk ishte mjaftueshëm mirë, por duhet kohë për të ndërtuar. Nuk ishim vetvetja. Kemi luajtur ndeshje fantastike ndaj Sllovenisë, por kjo përpjekje ishte e pamjaftueshme. Ne ëndërrojmë Kupën e Botës dhe kjo ishte goditje. Por do të gjejmë mënyrë për të dalë nga kjo”, ka vazhduar tekniku danez.Ai ka thënë se është shumë i dëshpëruar, njëjtë si lojtarët.
Data 09.09.2025
Aktuale
- BDI kundër Memorandumit me Republikën Serbe: Një hap i rrezikshëm që minon sovranitetin e Bosnjës e Hercegovinës
- Vjosa Osmani reagon ndaj artikullit të Dimal Bashës: Çfarë fshihet pas kritikave?
- Biznesmeni konstatoi në çatinë e shtëpisë së funeralit granatë dore, asgjësohet nëpërmjet plasjes së kontrolluar
- Donatorë të Lëvizjes Besa dhe të afërm të Kasamit kanë marrë para nga Komuna e Tetovës
- Tetovë: Dy persona arrestohen pas një rrahjeje në rrugën “Dimo Gavrovski”
- Mexhiti: Dorëheqje do jap më 19 tetor, do jem kryetar i Çairit!
- Gostivar: 50-vjeçari nga Gllogja lëndohet rëndë gjatë punimeve ndërtimore
- PTHP Shtip ngriti aktakuzë kundër Mustafa Hajrullahut