Milan do të luajë këtë të diel në transfertë përballë Venezias, ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të të Serie A. Sfida që do të zhvillohet në “Stadio Pierluigi Penzo”, nis në orën 12:30.
Në prag të këtij dueli nuk ka pasur konferencë për shtyp nga trajneri i Milanit, Sergio Conceicao.
Tekniku portguez ka refuzuar të dalë e të flasë para gazetarëve, duke respektuar ditën e sotme, e cila është vendosur si “Ditë zie Kombëtare”, për shkak të varrimit të Papa Françeskut.
Ndërkohë, grupi kuqezi do të niset pasdite drejt Venezias me çarter, aty ku do të kryejë edhe seancën e fundit stërvitore para ndeshjes.