Më 12 dhe 26 tetor me leximin e SMS porosive do të vazhdojë seanca gjyqësore për lëndën “Trajektorja” të Prokurorisë Speciale Publike në të cilën të akuzuar janë disa ish-funksionarë se i kishin tejkaluar autorizimet gjatë përzgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradave deri në Shtip dhe Ohër.
Sot në Gjykatën Penale u dëgjuan “bombat” për të cilat mbrojtja kërkoi që të përjashtohet opinioni. Në to dëgjohet se si ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski e këshillon ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski që të zgjedhin kompani të madhe ndërtimi nga Kina e cila ndërkaq do t’u ndihmojë të marrin kredi, sepse, siç thotë, ata kanë njerëz të tyre të cilët ndërmjetësojnë me bankat kineze.
Avokati i mbrojtjes Elenko Milanov kundërshtoi disa biseda për të cilat tha se nuk konfirmohet autenticiteti i tyre. Ai kërkoi qasje deri te lënda, gjegjësisht në CD-në e bisedave ose materialin që të mundet që më hollësisht të prononcohet. Kërkoi ekspertizë në të gjitha dëshmitë e PSP-së që të mundet të prononcohet këshilltari teknik i mbrojtjes.
Prokurorja Lile Stefanova vlerësoi se mbrojtja i kishte përsëritur kundërshtimet e njëjta ashtu si në fjalët hyrëse. Shtoi se deri më tani nuk kishte dëgjuar kundërshtim për atë se këto bisedime nuk janë udhëhequr nga të akuzuarit dhe se mbrojtja kishte insistuar që të lëshohen bisedat.
Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe idh-drejtori i NP “Rrugët e shtetit”, Ljupço Georgievski.
Në seancën e sotme gjyqësore gjykatësi i uroi 40-të vjetorin të akuzuarit Janakieski.