Jam kryetari i vetëm që ka investuar në dhjetë komunat në Qytetin e Shkupit. Kështu u shpreh kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski në “Studio e Hapur”.
Gjatë intervistës, Trajanovski pohonte se edhe në pjesën e majtë të lumit Vardar është investuar në ndërtimin e shtegut për biçikleta. Por, pamjet flasin krejtësisht diçka tjetër.
KOCE TRAJANOVSKI, KANDIDAT I VMRO-DPMNE-SË PËR QYTETIN E SHKUPIT
“Shtegu i biçikletave është në anën e djathtë e jo në të majtën.
Rrugica për biçikleta është si në anën e djathtë, ashtu edhe në të majtën.
Jo, unë nuk kam parë asnjë qytetar”
Si duket do të duhet t’ju tregoj ca fotografi. Ju lutem, studio të tregojmë fotografitë.
Debati vazhdoj edhe më tej. Trajanovski insiston dhe thotë se edhe pjesa e majtë është e rregulluar, madje së bashku me moderatorin e emisionit “Studio e hapur”, dakordohen që një ditë së bashku të dalin dhe të ngasin biçikleta në anën e majtë të Vardarit.
KOCE TRAJANOVSKI, KANDIDAT I VMRO-DPMNE-SË PËR QYTETIN E SHKUPIT
“A mund një ditë të ngasim biçikleta së bashku? Mundet, kur të doni. Po atëherë vallë a do të kërkoni falje në suaza të kësaj shtëpie televizive se po flisni të pavërtetën? Unë them se në anën e djathtë, moli i lumit Vardar është në tërësi i rregulluar. Por vallë a thua ju do të kërkoni falje atëherë kur do të shihni se ana e majtë nuk është e rregulluar? Më falni, po a mundet ne të dy të ngasim biçikleta në anën e majtë?
Mundemi, kur të dëshironi, të ngasim prej hotelit Aleksandar Palace e gjer në Lisiçe në anën e majtë të Vardarit. Pranoj.”
Nga ana tjetër, kandidati i LSDM-së Petre Shilegov, në ‘Studio e hapur’ tha se ata nuk e kanë falur BDI-në dhe nuk do të falin askënd që ka bërë krim. Shilegov tha se në Shkup përpos votat e BDI-së do të kërkojnë votat e BESËS dhe Aleancës për shqiptarët.
Petre Shilegov, kandidat i LSDM-së për Qytetin e Shkupit
“Megjithatë, vet fakti se qytetarët janë pjekur gjer në atë masë sa që ai njeri tek tezga, pa qenë i sfiduar me asgjë, më tha : ‘Unë jam anëtar i Besës, por ty do ta jap mbështetjen time’, dëshmon se qytetarët, jashtë partive politike, mendojnë në mënyrë të shëndoshë lidhur me atë se kush është personi, njerëzit apo grupacioni politik që do të mund të krijojnë politika që do të përmirësonin jetën e tyre”
Të ftuar në “Studio e hapur ishin edhe kandidatët shqiptarë për kreun e Qytetit të Shkupit. Nafije Selmani nga Lëvizja BESA tha se ata kandidojnë në Shkup për të dëshmuar se shqiptarët nuk heqin dorë nga Shkupi.
NAFIJE SELMANI, KANDIDATE E LËVIZJES BESA PËR QYTETIN E SHKUPIT
“Pra, vetë kandidatura ime është argument se shqiptarët ekzistojnë, jetojnë dhe kanë jetuar në Shkup, dhe ne, unë si kandidat i Qytetit të Shkupit dhe Lëvizjes BESA, e cila më ka nominuar në atë pozicion, ne nuk heqim dorë lehtë nga Qyteti i Shkupit dhe qëllimi jonë është që të jemi politikisht të përfaqësuar në Qytetin e Shkupit”
Bekim Fazliu nga PDSH tha se BDI u ka mundësuar partive maqedonase që në Shkup të shkatërrojnë identitetin shqiptar.
BEKIM FAZLIU, KANDIDAT I PDSH-SË PËR QYTETIN E SHKUPIT
“Ata u kanë mundësuar shkatërrimin dhe ndryshimin e identiteti shqiptar në Shkup. Pa ndihmën e BDI-së, ata nuk do të mund t’i zbatonin projektet e tyre në dëm të shqiptarëve. Vetëm një shembull, në vendin e Burmali Xhamisë, sot ndërtohet Shtëpia e Armatës. Është quajtur Shtëpia e qytetit, por paraqet kopje të Shtëpisë së Armatës”
Edhe Naim Bajramin nga “Aleanca për shqiptarët”, tha se kandidatura e tij ka një qëllim të vetëm, ndërsa ajo është faktorizimi i shqiptarit në Shkup dhe pengimin e getoizimit.
NAIM BAJRAMI, KANDIDAT I ‘ALEANCËS PËR SHQIPTARËT’ PËR SHKUPIN
“Diskriminimi i çdo llojit në Maqedoni në masë të madhe është reflektuar në qytetin e Shkupi dhe realisht ne me konceptin tonë dhe me qëndrimet e tona politike, premtojmë se në të ardhmen përsëri do të shqyrtojmë Ligjin për Qytetin e Shkupit, i cili që në fillim ka qenë përjashtues dhe diskriminues. Në të janë përfshirë vetëm Çairi dhe Saraji, ndërsa Haraçina dhe Studeniçani janë përjashtuar”.
Kujtojmë se BDI në Qytetin e Shkupit nuk ka nxjerr kandidatin e saj dhe që në rrethin e parë do të mbështes Petre Shilegovin e LSDM-së.