Përmirësim të kushteve për çiklistët dhe përdorim të biçikletës si mjet rekreativ dhe transportues është një nga prioritetet e VMRO-DPMNE-së dhe në lidhje me këtë çështje janë paraparë disa projekte në më shumë sfera të cilat janë të lidhura me këtë dukuri.
Detajet për këtë projekt sot në konferencën për shtyp i publikoi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhë e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Koce Trajanovski.
“Në periudhën e ardhme të programit tim zgjedhor ka disa projekte që kanë të bëjnë me përdorimin e biçikletave. Ndërtimi i stazave për biçikleta, Ruta 3 dhe Ruta 4, me të cilat Kisela Vodën përmes Qendrës do ta lidhim me Gjorce Petrovin, Butelin dhe Cairin”, tha Koce Trajanovski, kandidat për kryetar të qytetit të Shkupit.