Zgjidhje të reja dhe moderne në drejtim të përmirësimit të komunikacionit në Shkup është një prej prioriteteve kryesore të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” për katër vitet e ardhshme, deklaroi sot kandidati i VMRO-DPMNE për kryetar të Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski
“Një prej projekteve kapitale për përmirësimin e komunikacionit në Shkup është ndërtimi i një rrethrrotullimi të shpejtë te Hubo Marketi, si dhe ndërtimi i mbikalimit në udhëkryqin drejt zonës ekonomike në Vizbeg” tha Tarajanovski. Ai theksoi se në këto lokacione krijohet një trafik i madh qarkullimi sepse këtu është lidhja e komunës së Karposhit dhe Gjorçe Petrovit me Butelin, Çairin, Shuto Orizarën, si dhe të gjitha automjetet të cilat shkojnë drejtë zonës ekonomike Vizbeg dhe ka frekuentim të madh të automjeteve.