A do të garantojnë ligjet e propozuara të qeverisë kontroll të efektshëm civil mbi shërbimet sekrete? Në këtë pyetje dhe shumë çështje tjera me interes për reformën e përgjithshëme në sektorin e sigurisë flet, ish ministri i brendshëm, Pavle Trajanov në intervistën ekskluzive për Almakos, në kuadër të emisonit “Pa teklif” me Naser Selmanin.
Çfarë zgjidhjesh ofron Trajanov për të forcuar kontrollin parlamentar mbi shërbimet e fshehta?
Pse ai vlerëson se zgjidhjet e ofruara për parandalimin e përgjimeve joligjore janë gjysmake dhe çfarë duhet të bëhet që të shmangen mundësitë për keqpërdorimin e sistemeve të përgjimit.
“Përgjimi duhet të përdoret vetëm për hetimin e vepra të rënda penale, siç janë terrorizmi apo veprat kundër sigurisë së vendit”, thotë Trajanov.
Sipas tij, në Maqedoni përgjimi është aq i përhapur saqë policia përgjon edhe telefonat e hajdutëve të vegjël që vjedhin pula.
Mes tjerash, Trajanov flet edhe për rolin e agjentit serb Zhivaljeviq në përpjekjet e ish regjimit të Gruevskit për të shpallur gjendje lufte në Maqedoni.
Për të mësuar më mirë pse ngjarjet e dhunshme në Kuvend kanë qenë skenar autentik i kreut shtetëror maqedon dhe establishmentit politik, ndiqni intervistën me Pavle Trajanovin, ish ministër i brendshëm.