Kryetari i Lidhjes Demokratik, Pavle Trajanov, ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani konfirmoi se afati i fundit për ndryshimet kushtetuese nuk është nëntori, ashtu siç kanë gënjyer qytetarët, mediat, Kuvendi, SHBA-të dhe partnerët dhe përkrahësit tanë të tjerë gjatë gjithë vitit. Kjo do të thotë se nuk ka fillim formal të negociatave me BE-në dhe hapje të klasterave.
“Për një vit Kovaçevski, Mariçiq dhe Osmani gënjyen, manipuluan dhe ushtruan presion të paparë për ndryshime kushtetuese dhe inkorporim të bullgarëve në Kushtetutë, si parakusht për fillimin e negociatave me BE-në, si parakusht i vetëm, por Bujar Osmani pranoi publikisht se afati është deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie, pra deri në qershor të vitit 2024”, shprehet ai.
Ai ka thënë se është fare e qartë se bllokadën për BE-në nuk e bëjnë qytetarët dhe opozita, por Qeveria.
Sipas tij, Osmani është në dijeni të njoftimeve nga disa shtete anëtare të BE-së, se edhe pas ndryshimeve kushtetuese nuk ka marrëveshje për fillimin e negociatave, për shkak të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shkak të gjyqësorit jo të besueshëm dhe për shkak mungesës së shtetit ligjor si dhe për shkak të mungesës së reformave në administratën publike.
Pas një fiasko të tillë, e vetmja gjë që ka mbetur është përgjegjësia, dorëheqja e Qeverisë dhe caktimi i zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Data 12.05.2025
Aktuale
- (VIDEO) Psikologu Amzai: Bullizmi është shndërruar në krim
- Partia Demokratike ka rifituar një mandat në Tiranë duke bërë që Jorida Tabaku të kalojë pragun e listës së hapur.
- Ahmeti: Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane
- VLEN thotë se kjo Qeveri e ka shumicën dhe do vazhdojë të realizoj projekte për qytetarët
- Misioni Monitorues i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit: Partia në pushtet përfitoi nga burimet administrative gjatë fushatës, ka raportime për presione ndaj zgjedhësve!
- Rezultatet paraprake, partitë e reja që siguruan ulëse në sallën e Parlamentit! Kandidatët e Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit për herë të parë në Kuvend, si ndahen mandatet
- Rexhepi: Më mirë vonë se kurrë! Duhet përshëndetur vendimi i Taravarit për të braktisur “anijen” e quajtur qeveri monoetnike
- Djegia e Modularit në Tetovë, familjarët kërkojnë të zgjerohet hetimi dhe përgjegjësia