Ambasada e fëmijëve Megjashi kërkon përgjegjësi nga autoritetet kompetente për djegjen e tre fëmijëve që përfundoi në mënyrë fatale si pasojë e zjarrit në Veles.
Duke pasur parasysh faktin se nuk është rasti i parë i këtij lloji, Megjashi kërkon përgjegjësi nga Ministria e Punës dhe Politikës Socilae dhe Qendrave për punë socilae në Veles të cilët nuk kanë vlerësuar nevojën për mbështetje plotësuese të kësaj familjeje pa kushte elementare për jetesë.
“Përgjegjësi parasëgjithash kërkojmë nga Qendra për punë sociale në Veles, për shkak se familja ishte e regjistruar dhe ka përdorur ndihmën financiare sociale, shërbimet profesionale duhet të kenë vlerësuar se nevoitet mbështetje shtesë për sigurimin e kujdesit të duhur prindëror për fëmijët duke marrë parasysh se ata jetonin në kushte substandarde pa ennergji dhe ujë” – tha Fatmire Ajdari nga Megjashi.
Meqenëse ka shumë familje që jetojnë në kushte substandarde Ambasda Megashi kërkon që këta fëmijë të përfshihen në moshë të re në kopshte që atyre tu mundësohet zhvillimi i duhur psikofizik.
“Si një nga masat e nevojshme për të gjetur zgjidhje Ambasada Megjashi propozon që fëmijët e kategorive të rrezikuara socilae të kenë të obligueshme të përfshihen në cerdhe me benificione të sigurura nga shteti që të mundësohet rritja dhe zhvillimi i duhur” – u shpreh Fatmire Ajdari nga Megjashi.
Nga Megjashi kërkojnë poashtu që Qendrat për punë socilae, të ndjekin zhvillimin e realizimit të së drejtës prindërore dhe strehimi në familje kujdestare duhet të jetë masa përfundimtare për mbrojtjen e fëmijëve.

