Komuna e Tetovës ndau 2 milionë denarë ndihmë familjes Zylbehari që humbën jetën katër femije bashkë me nënën.
Gjithashtu me vendim të këshillit komuna e Tetovës shpalli 3 ditë zie.
“Nga informacionet të cilat i kemi marrë nga brigada e zjarrfikësve, të njëjtit në vendin e ngjarjes kanë arrit shumë shpejtë, dhe gjatë rrugës nuk kanë pas pengesa. Një tregues tjetër ka qenë edhe ajo se brigada e zjarrfikësve në atë kohë deri sa digjeshe shtëpia e familjes Zylbeari, nuk kanë pas thirrje të tjera, dhe pra me gjithë kapacitetin e tyre kanë intervenuar”, ka pohuar Arifi.
Përpara mbledhjes fjalim kanë mbajtur komandanti i Zjarrfikësve, Ukë Aliti, i cili rrëfeu rastin e djeshëm tragjik, por edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, i cili ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura.

