Nuk mund ta kuptojmë gëzimin e LSDM-së që të përfitojë nga ngjarja tragjike në Koçanë – kundërpërgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, dyfytyrësia e tyre shihet në njërënë anë me Venko Filipçen që drejtpërdrejtë është përgjegjës për djegien e spitalit modular dhe vdekjen e 15 njerëzve, kurse nga ana tjetër partia e tij aktron përmes gjykatës se kush duhet e kush jo të arrestohet.
LSDM-ja të ndalojë ta ndërtojë gëzimin mbi fatkeqësitë kolektive sikurse në Koçanë, fatin tragjik të Frosinën, Martin Neshkovskit, “Lagja e Trimave”, Tamara e vogël – thonë nga VMRO-DPMNE duke u zotuar se për këto raste patjetër të ketë drejtësi.
VMRO-DPMNE bën thirrje që LSDM-ja të ndalojë pengimin dhe defokusimin e hetimeve. Sipas tyre, në këtë rast janë të implikuar njerëz të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe njerëz që nuk janë të partive dhe drejtësia duhet të jetë joselektive.
Këtë rast nuk e shohim si betejë të partive – thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. /tvklan.mk/