Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë tre vendime në lidhje me tragjedinë në Koçan.
“ Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
– Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që, brenda tre ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek Qeveria mbi gjetjet.
– Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin.
Jemi të përkushtuar për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për të prekurit nga kjo tragjedi”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.
Data 04.07.2026
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski: Aktualisht po rifillojnë tre projekte gazifikimi
- Anketa më e re: Ali Ahmeti mbetet lideri më i besuar te shqiptarët
- Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
- Vëllimi i mallrave hekurudhore në Kinë rritet në gjysmën e parë të vitit 2026
- Komuna e Çairit reagon ndaj opozitës: Qytetarët meritojnë fakte, jo pretendime të pabazuara
- Alarm në Tetovë, Ndihma e Shpejtë përballet me fluks të madh pacientësh
- Gazetari maqedonas: Kosova po ecë me hapa të mëdha duke tejkaluar Maqedoninë (VIDEO)
- Angellov: Me ribalancin e buxhetit pres që t’i blejmë tre “Air Traktorë” dhe të punësohen dy pilotë të rinj


